Si në çdo kampionat në fund të kompeticionit do të jepet çmimi për Lojtarin e Ri i Turneut. Çmimi akordohet per futbollistët të cilët kanë mbushur 21 vjeç në fillim të vitit kalendarik që zhvillohet Kampionati Evropian.

Gjatë këtij Kampionati pritet të jenë të shumtë lojtarët e rinj që do të konkurrojnë për fituar çmimin prestigjoz.

Xavi Simons – Holandë (10/1)

Xavi Simons shkon në Euro 2024 si pjesë integrale e formacionit holandez. Simons shkëlqeu si i huazuar te RB Leipzig gjatë sezonit 2023-24, duke shënuar 10 herë dhe duke ofruar 15 asistime në 43 ndeshje për klubin e Bundesligës gjermane.

21-vjeçari e kishte përfunduar sezonin e kaluar (2022-2023), si golashënuesi kryesor i Eredivisie në Holandë me PSV Eindhoven dhe po fillon të përmbushë potencialin e madh të shfaqur fillimisht në akademinë e Barcelonës. Me një lojë krijuese e të gjithanshme, Simons shënoi golin e tij të parë për Holandën në një fitore 4-0 ndaj Islandës këtë javë.

Jamal Musiala – Gjermani (10/1)

Ndjehet sikur Jamal Musiala luan prej shumë vitesh. Katër herë fitues i titullit të Bundesligës me Bajern Mynih dhe 29 paraqitje për kombëtaren gjermane, është e lehtë të harrohet se mesfushori festoi ditëlindjen e tij të 21-të në shkurt.

 Loja “fluide” e këmbëve të Musialës do të jetë një tipar i Gjermanisë këtë verë, pasi vendi pritës kërkon të fitojë titullin e katërt evropian për të vendosur një rekord.

Lamine Yamal – Spanjë (7/1)

Lamine Yamal do të vendosë një rekord të ri këtë verë kur të luajë në Euro 2024. 16-vjeçari do të bëhet lojtari më i ri në histori që ka luajtur në një kampionat evropian, duke “eklipsuar” Kacper Kozłowski i cili ishte 17 vjeç e 246 ditë, kur luajti për Poloninë në Euro 2020.

Rritja profesionale e Yamal-it ka qenë e jashtëzakonshme dhe adoleshenti tashmë është një figurë kyçe për klubin dhe përfaqësuesen spanjolle. Ai shënoi shtatë gola dhe dha 10 asistime për Barcelonën në sezonin 2023-2024, ndërsa ka pasur një fillim mbresëlënës me përfaqësuesen e Spanjës. Pasi u bë debutuesi dhe golashënuesi më i ri i “La Roja”-s, Yamal në 7 ndeshje ka kontribuar në gjashtë gola, ka shënuar 2 herë dhe ka asistuar 4 herë.

Florian Wirtz – Gjermani (7/1)

Florian Wirtz do të dëshirojë të spikasë gjatë këtij turneu të madh që zhvillohet në vendin e tij, ashtu siç bëri dhe me Leverkusen gjatë sezonit që përfundoi.

21-vjeçari ishte në formë të shkëlqyer për Bayer Leverkusen, pasi Die Werkself fitoi titullin e parë të Bundesligës pa humbur asnjë ndeshje. Wirtz shënoi 11 herë dhe dha 11 asistime për Leverkusenin vetëm në Bundesligë, duke përfshirë një “hat-trick” në fitoren ndaj Werder Bremen-it ku dhe u shpallën kampion.

Florian Wirtz e mbylli sezonin 2023-24 me 38 gola dhe asistime në të gjitha kompeticionet.

Jude Bellingham – Angli (3/1)

Nuk ka nevojë për shumë publicitet. Fitoi La Liga-n, Ligën e Kampionëve dhe tani Kampionatin Evropian?

Jude Bellingham do të dëshirojë të mbyllë më së miri me përfaqësuesen angeleze një sezon debutues ëndrrash me Realin e Madridit, pasi Tre Luanët shkojnë në Euro 2024 si favoritë.

Shkëlqimi i Bellingham këtë sezon e shpalli lojtarin më të mirë të sezonit në La Liga për 2023-24, si forca kryesore e kampionëve spanjollë dhe evropianë të Carlo Ancelotti-t.

Trajneri I Tre Luanëve, Gareth Southgate gjithashtu pritet të çlirojë 20-vjeçarin nga “prangat” e tij, duke e lënë në pozicionin e tij të preferuar, “playmaker”, pas krahëve të sulmuesve , çka mund të sjellë një turne “shkatërrues” nga Bellingham.

/tvklan.al