Shqipëria dhe Spanja përballen sot për ndeshjen e fundit në grupe të Euro 2024. Siç e do zakoni tashmë, edhe Dyseldorfi, qyteti që do të presë ndeshjen “flet” shqip sot.

“Besoj se do të ketë një mbizotërim të tifozëve shqiptarë ndaj atyre spanjollë. Kanë ardhur shumë tifozë nga Amerika, Australia, nga Kanadaja, të cilët i kanë parë dy ndeshje dhe tashmë do shohin dhe të tretën. Pritet që të kemi numrin më të madh të tifozëve shqiptarë dhe ta ngjyrosim edhe këtë herë Dyseldorfin kuqezi pavarësisht rezultatit që do të ketë ndeshja”, raportoi gazetarja e Tv Klan, Viola Lito për edicionin e lajmeve.

Tifozët kanë pritshmëri për fitore ndaj Spanjës duke u shprehur optimistë. Madje edhe tifozët spanjollë urojnë që ndaj Shqipërisë të jetë ndeshja e vetme ku humbet Spanja.

“Madje ka pasur edhe biseda me tifozët spanjollë që duan dhe dëshirojnë të fitojë Shqipëria në këtë ndeshje. Pra të jetë ndeshja e vetme e Spanjës ku humbet Spanja”, tha gazetarja./tvklan.al