Pas dy Kupave të Botës si spektatore, Italia u eliminua nga Europiani që në raundin e parë me eliminim direkt. Përgjegjësitë janë marrë totalisht nga trajneri Luçiano Spalletti, i cili gjithsesi nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen.
Por, në Itali kanë frikë se kombëtarja mund të dështojë sërish. Arritja për tu kualifikuar në Botërorin e vitit 2026 është natyrisht një objektiv për Italinë, gjithsesi duke parë lojën konfuze dhe empatike të skuadrës, gjithçka mund të arrihet pa Spallettin në stol.
Sipas mediave italiane, në tryezën e Federatës ka një opsion B për trajnerin e përfaqësueses. Massimiliano Allegri konsiderohet si ideali për të zgjidhur problemet e Axurrëve.
I freskët nga lamtumira me Juventusin dhe pa një skuadër të re, Allegri shihet si i gatshëm për ta vijuar karrierën në stolin prestigjioz të kombëtaret.
Eksperienca e 56-vjeçarit duket se do bind stafin drejtues të Italisë, e cila nuk dëshiron t’i lë asgjë befasisë para një turneu të madh si Botërori që do mbahet pas dy vitesh në SHBA, Kanada e Meksikë
Klan News