BE me qëndrim të prerë për Maqedoninë e Veriut pasi pa ndryshime kushtetuese nuk ka përparim në rrugën drejt BE. Kryetarja e Komisionit Evropian, Marta Kos i bëri thirrje RMV se nuk mund të lëvizë përpara pa përmbushjen e detyrimeve.

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos në debatin e djeshëm me Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian sërish përsëriti qëndrimin se që të ecet përpara në procesin e anëtarësimit në BE.

Shpresojmë që Maqedonia do të përmbushë detyrimin për ndryshimin e Kushtetutës dhe pastaj, jam e sigurt, që sapo të fillojmë të lëvizim me Maqedoninë e Veriut, edhe me mbështetjen e Bullgarisë, do të mund të vazhdojmë në atë rrugë”, tha Kos. 

Sipas Kos për fillimin dhe përfundimin e procesit negociator të vetëm një vendi kandidat, nevojiten 150 vendime konsensusi të anëtarëve të BE-së, por se duhet bërë gjithçka për të shmangur çështjet bilaterale që ndikojnë në negociata.

Ajo u shpreh optimiste se gjatë presidencës aktuale polake të Këshillit të BE-së, do të hapen një ose dy klastere me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe se do të bëhet përparim në negociatat për disa kapituj dhe klastere me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për herë të parë në dhjetë vjet ka një perspektivë reale që gjatë këtij mandati të institucioneve të BE-së të mund të sjellim një, dy ose tre vende drejt qëllimit. Nëse vendet kandidate i përmbahen reformave të progresit, ne mund të shohim më shumë përparim gjatë presidencës polake sesa në dhjetë vitet e fundit”, deklaroi Kos. 

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski duke folur për ndryshimet kushtetuese tha se nëse palët e interesuara në Bruksel kanë ide të tjera për parashikueshmërinë, “ne jemi të hapur për dialog, por përmes konsultimit me komunitetin e ekspertëve, sektorin joqeveritar dhe publikun”.

Sipas Mucunskit, thelbi është sigurimi i parashikueshmërisë në rrugën e anëtarësimit dhe ai beson se aktualisht kjo mund të arrihet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën që do të zbatohej pasi vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së.

Maqedonia e Veriut për të ecur përpara në rrugën euroatlantike duhet ti bëj ndryshiet kushtetuese për përfshirjen e Bullgareve në kushtetutë për të cilët duhet votimi I dy të tretave në Kuvend./Klan Macedonia