Të ardhurat nga akciza gjatë gjysmës së parë të këtij viti arritën 28.9 miliardë Lekë, duke shënuar një rritje me 2.5 miliardë Lekë, ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Referuar shifrave të Ministrisë së Financave për muajin qershor, që ishte edhe muaji kur nisi Kampionati Europian i Futbollit, rritjen më të madhe e kanë pësuar të ardhurat nga importi birrës.
Të dhënat zyrtare flasin për një sasi rekord birre të importuar gjatë Qershorit, e cila ka prekur nivelin e 5,6 tonve, ose 20.7% më tepër se muaji i kaluar. Një tjetër faktor që duket se ka ndikuar në rritjen e importit është edhe dyfishimi i akcizës së birrës në 710 lekë për hektolitër nga 1 Janari 2023.
Krahas birrës, rritje kanë pësuar edhe të ardhurat nga importet e cigareve dhe kafesë. I vetmi zë që ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë është sasia e karburantit të zhdoganuar.
Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave nga akciza përfshihen edhe edhe ai rritja e fluksit të turistëve në vend apo forcimin e luftës kundër informalitetit. Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë Lekë, apo 5.2 miliardë Lekë më shumë se viti i kaluar.
Tv Klan