Banorët e fshatit Varnava, rreth 35 km në veri të Athinës, u urdhëruan të evakuoheshin të dielën, ndërsa dhjetëra zjarrfikës po luftojnë për të kontrolluar flakët e zjarrit që janë përhapur më shpejt nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.
Mbi 190 zjarrfikës janë zhvendosur për të shuar zjarrin që ka arritur pranë banesave. Ata u mbështetën nga 40 automjete zjarrfikëse, 11 avionë dhe pesë helikopterë.
“Fshati u rrethua papritur, sa hap e mbyll sytë. Dukej sikur kishte shumë fronte zjarri. Filloi nga një pikë dhe befas u rrethua i gjithë fshati.”
Ekipet e zjarrfikësve po merren gjithashtu me shuarjen e një zjarri tjetër në një zonë pyjore pranë qytetit të Megara, në perëndim të Athinës.
Zjarret lëshuan shtëllunga të dendura tymi që dukeshin nga disa pjesë të Athinës.
Disa rajone të tjera të Greqisë janë po ashtu në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut nga zjarri. Greqia është një nga vendet europiane më të dëmtuara nga zjarret këtë vit. Stina e tyre filloi herët për shkak se vendi u përfshi valët përvëluese të të nxehtit afrikan.
Klan News