Princesha Beatrice ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi e kanë pagëzuar me emrin Athena. Lajmin e ka bërë të ditur “Buckingham Palace”.

Athena lindi disa javë para kohe (më 22 Janar) pasi pritej të vinte në jetë në fillim të Pranverës. Fatmirësisht, ajo dhe Beatrice janë mirë me shëndet.

Në foton e publikuar nga Familja Mbretërore, Athena shihet e mbështjellë me një batanije, teksa dorën mban në fytyrë. Ajo bëhet e 11-ta në radhën e fronit.

Deklarata nga Buckingham Palace dha emrin e plotë të foshnjës si Athena Elizabeth Rose Mapelli Mozzi, e lindur të mërkurën e kaluar në orën 12:57.

Prindërit falënderuan stafin në spitalin e Londrës për kujdesin, në të njëjtin spital ku vajza e tyre e madhe Sienna kishte lindur në vitin 2021./tvklan.al