Reperi Diddy kërkoi falje pas shfaqjes së videos ku dhunonte partneren e tij në atë kohë Cassie.
Megjithatë, kjo kërkesë falje është cilësuar e pasinqertë nga fansat, por edhe shumë personazhe të famshëm. Pas dhunës së vitit 2016, reperi pretendoi se kërkoi ndihmën e profesionistëve dhe filloi të shkonte në terapi.
Postimi i Diddy-t ku kërkonte falje tërhoqi gjithashtu vëmendjen e rivalit 50 Cent, i cili edhe më herët kishte ngritur akuza të shumta ndaj reperit “I’ll Be Missing You”.
50 Cent vuri në dyshim strategjinë e tij për të rregulluar imazhin.
“Kjo nuk do të funksionojë, kush po e këshillon atë tani? Lëvizje e keqe”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Kërkesa e faljes nga reperi nuk ka bindur as ekipin ligjor të këngëtares Cassie të cilët thonë se ai e bëri këtë për të rregulluar imazhin e tij, por jo sepse ishte i interesuar për njerzit që ai lëndoi.
Këngëtarja e “Me & U” ngriti një padi kundër Combs në Nëntor 2023, duke pretenduar se ai e abuzoi fizikisht gjatë gjithë marrëdhënies së tyre dhjetëvjeçare.
Klan News