Në 26 Shtator, Presidenti amerikan Trump mbajti ceremoninë e zgjedhjes së drejtuesit të Gjykatës Supreme.
Shumica nuk mbanin maska, dhe pas testimeve, përveç Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë, numri i të infektuarve ishte i lartë.
Sipas mjekut Anthony Fauci, një nga ekspertët më të mirë në SHBA, “faktet flasin vetë sesa i pakujdesshëm është Presidenti në evente”.
“Ky event ndikoi në përhapjen e infeksionit dhe Shtëpia e Bardhë u përball me një situatë delikate, por duhej të kishte marrë masa të mëdha pasi kishte rreth 150 të ftuar”, ka thënë Fauci.
Më shumë se 150 persona kanë qenë të ftuar në këtë aktivitet, shumica prej të cilëve nuk mbanin maska. Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin në mesin e personave që rezultuan më pas të infektuar me Covid-19.
Vetëm pak ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë doli nga spitali pasi u shtrua për 3 ditë për shkak të gjendjes. Ndërsa bashkëshortja e tij u izolua në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk kishte nevojë të shtrohej në spital. /tvklan.al