Federata e Opozitës ka zhvilluar takim me aleatët në selinë e PD. Në nisje të këtij takimi, fjalën e ka mbajtur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili ka akuzuar drejtësinë e re pasi sipas tij, po përdoret për të eliminuar opozitën.
Flamur Noka: Shqipëria është në kthetrat e krimit dhe korrupsionit dhe këto rezultate dënojnë burgosjen e opozitës duke vënë theksin tek keqpërdorimi i drejtësisë së re, si një drejtësi që po përdoret për të eliminuar opozitën e këtij vendi. Jemi mbledhur për të analizuar këtë situatë.
Më tej, Noka është shprehur se gjatë këtij takimi do të diskutohet për protestën e nesërme dhe një strategji se si do të ecë opozita për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë.
Flamur Noka: Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile që e kemi deklaruar se do të jetë nesër në orën 17:00 në Tiranë. Do diskutojmë hapin e nesërm, por dhe një strategji për më vonë se si do të ecë kjo opozitë për të detyruar këtë regjim për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë. Tani është radha e shqiptarëve që të flasin. Nesër në orën 17:00 në Tiranë, është radha e shqiptarëve që Tirana do të jetë në pushtetin e tyre.
/tvklan.al