Në konferencën e sigurisë që po mbahet në Beograd ish-shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini tha se administrata e re amerikane që do të udhëhiqet nga Donald Trump nuk pritet të ketë ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor. Megjithate ajo shpreson në mbështetjen amerikane për zgjerimin e BE-së.
Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës: Mund të ndodhë që me marrjen e detyrës nga lidershipi i ri në Bashkimin Evropian të ketë një rigjallërim të dialogut me administratën e re Trump që une besoj do të jetë e ndryshme nga ajo e para. Po ashtu unë kam shpresa që një bashkëpunim transatlantik mund të japë impulse të reja për zhvillime pozitive në negociatat e pranimit për shtetet kandidate nga Ballkani Perëndimor. Gjithsesi ky proces do të varet edhe nga zgjedhjet në Gjermani situata e brishtë politike në Francë dhe qëndrimi ndaj zgjerimit nga secili lider i shteteve anëtare të BE-së.
Sipas Mogherinit, administrata e re amerikane nuk do të ketë një ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës: Sinqerisht, nuk mendoj se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara do të ketë një ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perendimor. Mund të jem gabim, por e di shumë mirë që në rajon ka pasur qëndrime të ndryshme për fushatën e Trump dhe për zgjedhjen e tij. Edhe gjatë administratës së parë të Trump ka pasur një vazhdimësi që në thelb përkthehet në mbështetje për veprimet e Bashkimit Evropian në këtë rajon.
Mogherini pret që drejtuesit e rinj e Bashkimit Evropian të sjellë edhe zhvillime pozitive në procesin e dialogut me administratën e re që instalohet në Janar në Uashington.
Për rektoren e Kolegjit të Europës Donald Trump në pushtet do të thotë më shumë investime në sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë.
Klan News