Kryeministri Edi Rama, ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit, e njohur si Dita e Mësuesit. I pranishëm në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut në arsimin shqiptar me rastin e 7 Marsit, Rama theksoi se figura dhe autoriteti i mësuesit është vendosur në vendin që i takon.

“E di shumë mirë se sa e vështirë duhet të jetë dhe besoj që e di shumë mirë se sa e vështirë duhet të jetë puna juaj në kushtet kur shumëçka ka ndryshuar për mirë, por edhe në kushtet kur shumëçka tjetër ndryshon me një shpejtësi marramendëse për shkak të teknologjisë.

Më vjen shumë mirë që në atë shumëçka që ka ndryshuar për mirë kemi arritur tre gjëra shumë të rëndësishme që duken gjëra që as nuk duhej diskutuar, por jo vetëm që u diskutuan, por u kthyen në një problem të madh për të gjithë komunitetin. Autoriteti i mësuesit ishte një autoritet i nëpërkëmbur për shkak të pasigurisë së plotë të vendit të punës dhe patketër vjen e dyta që meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve dhe në promovimin e mëtejshëm të tyre ishte faktikisht e nëpërkëmbur si ska më keq. E treta shpërblimi i mësuesve që ishte jashtëzakonisht i pamjaftueshëm në kushte kur sfida e të qënit mësues bëhet gjithmmonë e më e vështirë. Sot kemi në të treja këto drejtime një situatë të përmbysur. Të gjithë mësuesit e Shqipërisë janë të lirë të kenë çfarëdolloj opinioni të duan e të sigurtë në vendin e tyre të punës dhe patjetër të respektuar për kontributin

Do të rikthemi tek pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve që i shërbejnë kësaj republike dhe sigurisht që ambicia jonë është për t’a çuar pagën mesatare të mësuesve përtej 1000 Euro”, shprehet Rama./tvklan.al