Festa e Halloweenit pushtoi Shtëpinë e Bardhë. Presidenti në largim Joe Biden u shoqërua nga bashkëshortja e tij Jill e cila u vesh si një arush gjigand Panda për këtë rast të veçantë.

Çifti presidencial mirëpritën fëmijët të cilëve u shpërndanë ëmbëlsira.

Pas kësaj në ambientet e Shtëpisë së Bardhë u zhvillua aktiviteti Hallo Read që ka në fokus edukimin dhe leximin.

Ideja ishte e Zonjës së Parë e cila ka punuar në sektorin e arsimit për 40 vite.

Ajo shpërndau libra për të inkurajuar të vegjlit t’i dedikohen sa më shumë leximit.

Festa e Halloween vjen vetëm gjashtë ditë përpara se amerikanët të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur Presidentin e tyre.

Klan News