Fisnik Qosja drejton një nga bashkitë e pakta në duart e opozitës, atë të Kavajës. Pas prezantimit si drejtues politik për Kavajën dhe Rrogozhinën Qosja ju premtoi bashkëqytetarëve se me ta do të ngrejë flamurin e fitores në zgjedhjet parlamentare.
Fisnik Qosja: Unë them që ka ardhur koha të jemi bashkë, të jemi një…Sa herë që jemi bashkë, fitojmë. Kur jemi të përçarë nuk fitojmë!
Drejtuesi i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ju tha banorëve të Rrogozhinës se ndryshimi po vjen jo vetëm në Evropë ku e djathta po fiton terren, por edhe në SHBA, atje një javë më parë ku triumfoi Donald Trump.
Belind Këlliçi: Prezenca dhe emërimi si drejtues politik i Fisnik Qosjes është garanci për fitoren në zgjedhjet e vitit 2025.
Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka tha se Berisha dhe PD, vetëm sa ka zyrtarizuar vullnetin e qytetarëve duke ju prezantuar si drejtues politik Fisnik Qosen.
Flamur Noka: Është koha e qytetarëve dhe ndaj ne duhe të jemi çdo ditë me ta, për t’ju fituar zemrën si rruga e vetme për të ecur drejt përmbushjes së qëllimeve tona.
Klan News