Leory Sane do të largohet nga Bayern Munich në merkaton e verës. Sulmuesit gjerman i skadon kontrata dhe palët nuk kanë pasur bisedime për ta rinovuar atë.

Sipas “Bild”, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Arsenali. “Topçinjtë” po përgatisin ofensivën për të marrë Sane në ekip.

Anësori pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, i cili dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij. Tekniku spanjoll e njeh mirë sulmuesin, që nga koha kur ishte asistent i Pep Guardiolës te Manchester City.

Sane ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich, ku i është bërë e qartë se nuk është në planet e klubit për të ardhmen. /tvklan.al