Ofendimet ndaj arbitrit në ndeshjen ndaj Getafes në kampionat, i kanë kushtuar shumë Angel Correas. Sulmuesi i Atletico Madrid është pezulluar me pesë ndeshje.
Argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të ndaj Getafes, për një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Pas kësaj, Correa nuk i kurseu ofendimet ndaj arbitrit Quandra Fernandez. Federata Spanjolle ka vendosur ta dënojë lojtarin me pesë ndeshje pezullim në Spanjë.
Correa do të humbasë dy ndeshjet me Barcelonën në kampionat dhe në Kupën e Mbretit, si dhe ndeshjet ndaj Espanyol, Sevilla dhe Valladolid. /tvklan.al