Egnatia regjistroi fitoren e katër radhazi në kampionat. Rrogozhinasit triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, në sfidën e javës së 23-të.
Golat e shënuar nga Lushkja në minutën e 57-të dhe Ndreca në minutën e 75-të, i dhanë triumfin skuadrës së Tetovës.
Në krahun tjetër, ballshiotët reaguan vetëm në fund, ku ngushtuan shifrat në 2-1 me Malomo, por nuk mjaftoi për të marrë qoftë edhe një pikë.
Ky sukses e mban Egnatian në krye me 42 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e gjashtë me 24 pikë. /tvklan.al