Takimet e javës së 29-të të Superligës shqiptare dhuruan rezultate tepër interesante. Nëntë gola u shënuan në pesë takime, me një mesatare prej më pak se dy golash për ndeshje.
Shifra të cilat u shënuan në tre takime, teksa në dy sfidat e tjera nuk prodhuan asnjë, me barazime pa gola. Një bilanc i ulët në krahasim me atë që Superliga ka dhuruar deri më tani.
Javë e cila la në vendnumëro skuadrat në renditje, përpos Dinamos që arriti të marrë vendin e dytë në dëm të Vllaznisë falë golavarazhit.
Kryeqytetasit regjistruan takimin më më shumë gola në këtë javë, duke realizuar tre herë në fitoren 3-1 kundër Bylisit. 90 minutësh ku shënuan Itodo dhe Bregu dopietë, me dyshen që janë në garë për Këpucën e Artë të kampionatit.
Sulmuesi afrikan gjendet i dyti me 12 gola, ndërsa Bregu 10. Kryesimi mbahet nga Bekim Balaj që gjithsesi, ndaj Tiranës nuk arriti të gjej rrjetën. Fitore regjistroi edhe Partizani, me përmbysje 1-2 kundër Skënderbeut.
Një tre pikësh që i jep frymëmarrje ekipit të kuq për t’u konfirmuar në zonën final-four, çka përkthehet në garë për titullin kampion. Në krahun tjetër humbja ndërlikon pozitat e korçarëve, të cilët mbeten të fundit me 3 pikë larg nga pozicioni play-out, që në përfundim të kampionatit të jep mundësi për të luajtur takim ekstra për qëndrimin në elitë.
Barazimi me Elbanasin mban Teutën të parafundit në renditje, teksa pika ndaj Egnatias e mban Laçin momentalisht në zonë të qetë.
Klan News