Njeriu më i vjetër në botë, britaniku 111-vjeçar John Tinniswood thotë se jetëgjatësia është thjesht një fat. I pyetur për ndonjë sekret të veçantë për dietën e tij ai shprehet se nuk ka një të tillë megjithëse sqaron se ushqimi i tij i preferuar është peshku. Tinniswood, i cili ka qenë në pension për më shumë se gjysmë shekulli mori i titullin e rekordeve botërore Guinness nga venezueliani Juan Vicente Perez Mora, 114 vjeç, vdekja e të cilit u njoftua në fillim të kësaj jave.
I lindur në vitin 1912 në Merseyside, Anglia veriore, kontabilist në pension dhe ish-punonjës i shërbimit postar Tinniswood ka jetuar 111 vite e 222 ditë. Burri më i vjetër në botë ishte japonezi Jiroemon Kimura, i cili jetoi 116 vjet e 54 ditë. Gruaja më e vjetër është Maria Branyas Morera e cila është 117 vjeç dhe jeton në Spanjë.
Klan News