Në përmbyllje të misionit të FMN në vendin tonë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në ambientet e institucionit që ai drejton kryesuesen e këtij misioni Anke Weber.
Gjatë takimit në fokus të diskutimeve ishte situata e fundit ekonomike në vend ku u vlerësua qëndrueshmëria e sektorit bankar, rënia e inflacionit si dhe politika e kujdesshme monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë.
Guvernatori Sejko theksoi se rënia e inflacionit në tremujorin e dytë 2024 ishte relativisht i shpejtë, i diktuar nga rritja e ofertës së artikujve ushqimorë në tregjet rajonale dhe në tregun vendas, ndaj Banka e Shqipërisë vlerësoi se lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare pritet të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të situatës ekonomike në vend, perspektiva e së cilës mbetet pozitive.
Tv Klan