Një aeroplan ushtarak amerikan është rrëzuar në autostradë duke shkaktuar 5 viktima. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Savannah, Gjeorgji.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të Gjeorgjisë, Desiree Bamba, tha për CNN se së paku pesë vetë ishin në bordin e aeroplanit C-130, kur ai u rrëzua. Një dëshmitar tha se piloti u përpoq të shmangte goditjen e njerëzve në rrugë. “Ai u tregua një hero”.
Aksidenti ajror, ndodhi në afërsi të kryqëzimit të autostradës 21 dhe Crossgate Road dhe aeroplani do të zbriste në aeroportin ndërkombëtar të Savannah. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër për mbylljen e autostradës, pasi rruga nuk është e favorshme për të kaluar automjetet.
Përveç 5 personave që kanë ndërruar jetë, pas rënies së aeroplanit, fatmirësisht nuk ka pasur automjete në autostradë në ato momente. Zyrtarët thanë se kjo është një mrekulli.
/tvklan.al