Fundi i mandatit të Presidentes së Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili thellon edhe më tej krizën politike të vendit ish-sovjetik që është në udhëkryq për të vazhduar rrugës mes Brukselit dhe Moskës.
Presidentja pro-europiane, të cilës mandati i mbaron me fundin e këtij viti tha në një fjalim para mediave dhe mbështetësve të saj në oborrin e pallatit presidencial se refuzonte të largohej nga posti. Sipas saj, brenda apo jashtë pallatit do të vazhdonte detyrën për të cilën është betuar para 6 vitesh.
Ndërsa në parlamentin ku shumincën e kanë pro-rusët në qeveri, bëri betimin Presidenti i ri Mihail Kavelashvili, një kritik i linjës së ashpër ndaj perëndimit.
Ndonëse manifestimet pro-perëndimore në sheshet e kryeqytetit janë ndaluar nga policia, mijëra mbështetës të opozitës krijuan një kordon të gjatë prej disa kilometrash që u shtri në pjesën më të madhe të Tbilisit, duke paralizuar qarkullimin rrugor.
Opozita nuk njeh zgjedhjet parlamentare të 26 Tetorit, që u fituan thellë nga pro-rusët dhe është edhe kundër pezullimit të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Europian.
Tv Klan