Mediat greke kanë publikuar informacione se ish i zgjedhuri si kryebashk i Himarës, Fredi Beleri ka marrë lejë nga autoritetet shqiptare për tu betuar si eurodeputet në seancën e parë që zhvillohet në Parlamentin Evropian më 16 Korrik.

Ndërkohë drejtoria e burgjeve e kontaktuar nga tv kombëtar Klan News e ka deklaruar se kërkesa që ka paraqitur Beleri ende nuk është miratuar, por do të shqyrtohet me përparësi.

Sipas burimeve mediatike në Athinë Beleri do niset të hënën drejt Strasburgut nga aeroporti i kryeqytetit grek.

Beleri është një nga eurodeputetët e “Demokracia e Re”, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së. Bazur në vendimin e Gjykatës së Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit ai do të qëndrojë në burg deri në muajin Tetor.

Ndërkohë më 5 Korrik Beleri u shkarkua edhe si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, pasi KQZ vendosi t’i heqë mandatin me vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, bazuar në Ligjin e  Dekriminalizimit.

Me dekret të Presidentit Begaj janë shpallur zgjedhjet e reja në Himarë, që mbahen më  4 Gusht ku konkurrojnë Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria nga opozita.

Klan News