Pushimi prej kombëtareve po shfrytëzohet nga ekipet e Superligës për tu përgatitur për javën e 14-të të saj. Takime që do luhen fundjavën e ardhshme, me 23 dhe 24 Nëntor. Vllaznia-Teuta do të jetë sfida që do ngre edhe siparin në një 90 minutësh që luhet në “Loro Boriçi”. Shkodranët ndodhen të dytët me 22 pikë, ndërsa durrsakët kanë numërojnë 5 më pak.
Takimi i fazës së parë u fitua nga Vllaznia me shifrat 2-1. Po në orën 17:00 në fushë zbresin edhe Skënderbeu e Dinamo. Dy ekipe me tepër traditë në futbollin shqiptar, e ku për momentin, objektivat janë të ndryshëm. Korçarët gjenden të parafundit në renditje dhe në luftë për t’iu larguar mbijetesës, ndërsa kryeqytetasit po tentojnë titullin kampion.
Të shtunën e 24 Nëntorit, në orën 13:30, Bylis pret Egnatian. Hendeku prej 10 pikësh do zerohet në fushën e lojës. Ballshiotët ndodhen të fundit, ndërsa rrogozhinasit të katërtit. Sfida të forta në orën 17:00. Partizani kryesues sfidon Laçin, ndërsa përballje për mesin e tabelës luhet në “Elbasan Arena” mes vendasve të Elbasanit dhe Tiranës të rilindur pas emërimit në stol të Gugash Maganit.
Klan News