Më datë 11.02.2022, rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij fugon, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al