Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 17 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 17 Shtator 2024
Godinat e reja për administraten: 3 studio fitojnë garën ndërkombëtare
Studiot “ANDREA CAPUTO”, “COLDEFY” dhe BAUKUH janë fitueset e garës ndërkombëtare për ndertimin e 4 objekteve te reja qe do te sherbejne per Kadastren edhe zyrat per administraten publike. Kryeministri Rama thote se ato do te ofrojne ambiente dinjitoze.
Celibashi: Nuk ka kohë për votim elektronik në 6 qarqe. Maksimumi deri në 3 prej tyre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se votimi elektronik është i pamundur te zhvillohet në 6 qarqe, sic kërkojnë disa parti politike. Ilirjan Celibashi thotë se teknologjia mund të përdoret maksimumi deri në 3 qarqe.
Mas nis procedurat për mbylljen e kolegjit “Wisdom”. Mediat italiane: Jepeshin diploma false, 9 në pranga
Ministria e Arsimit nis procedurat për mbylljen e kolegjit universitar Wisdom, për shkak të disa shkeljeve ligjore. Mediat italiane njoftojne se ky kolegj është përfshirë në një skandal të falsifikimit të diplomave dhe se 9 persona janë arrestuar.
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon dënimin me 43 vite burg për pesë të akuzuarit
Prokuroria e Posaçme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 43 vjet burg të 5 personave të akuzuar për atentatin ndaj ish -prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë shoferi i tij.
Shpërthejnë njëherësh aparatet biper në Liban e Siri, 18 të vdekur e 4000 të plagosur. Hezbollah akuzon Izraelin
Të paktën 18 persona u vrane dhe 4000 të tjerë u plagosen në Liban dhe Siri pas shpërthimit ne seri te pajisjeve biper te militanteve të Hezbollahut që përdoren për të komunikuar. Në mesin e të plagosurve edhe ambasadori i Iranit. Për këtë ngjarje akuzohet Izraeli.
Akuza për dhunë në superligë. Drejtuesit e Partizanit: U goditëm në Laç nga tribuna vip
Dhunë në javën e 5 të Superligës. Në Laç, disa zyrtarë të Partizanit u goditen nga tribuna VIP, nga persona ende te paidentifikuar, ndersa klubi i kryeqytetit pretendon se u ushtrua dhune edhe ndaj futbollisteve.
/tvklan.al