Një aksident ka ndodhur orëve të para të mëngjesit të sotëm në Laç-Fushë Mamurras. Sipas policisë, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën. Për pasojë, ka ndërruar jetë në vend shoferi.
“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thotë Policia./tvklan.al