Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit në murin e jashtëm të një punishte sallami në lagjen ish-Grumbullimi të Fushë Krujës.



Sipas asj që bën të ditur gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, sasia e eksplozivit që është vendosur dyshohet të jetë rreth 200 gramë.
Në polici pronari i objektit ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.
“Rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë, është paraqitur shtetasi D. M., i cili ka deklaruar se gjatë natës, në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij, ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka patur dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
/tvklan.al