Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas asaj që njoftojnë blutë është arrestuar 27-vjeçari J.Ç i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 30-vjeçari O.B të cilit i kanë Atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 10 muaj burgim, nga dënimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Po ashtu është arrestuar edhe 43-vjeçari G.B pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al