Nausica della Valle nuk është më lezbike, tashmë prej më shumë se dy vitesh. E njohur për preferencat e saj seksuale, gazetarja italiane ishte këtë të premte e ftuar në “Zonë e Lirë” për të folur për ndryshimin e saj. Ajo tregoi se kur shtronte pyetjen se përse kishte tërheqje nga i njëjti seks të gjithë i thonin se kështu kishte lindur.

“I bëja pyetje vetes dhe pyetja përse kisha tërheqje nga i njëjti seks. Nuk kisha një raport të mirë me prindërit e mi, kështu që nuk kishte dialog dhe këto pyetje unë i bëja jashtë, tjetërkund. Të gjithë më thonin se kisha lindur kështu, sepse dashuri nuk ka gjini dhe Zoti më kishte krijuar kështu”, tregoi della Valle.

Gazetarja e njohur thotë se ndryshimi i preferencave seksuale erdhi kur gjeti dashurinë e vërtetë.  

“Nuk jam fshehur kurrë. Duke qenë se punoja në televizion Mediaset dhe Rai si gazetare, unë e kisha deklaruar se isha homosekusale dhe më duhet të them se nuk kam pasur kurrë kundërshti, apo probleme homofobie, përkundrazi ishte gjithçka shumë e hapur. Kur ndryshova sepse gjeta dashurinë e vërtetë, ajo më që ndodhi duke njohur realisht Jezusin, dashuria, paqja, qetësia që ndjeva në zemër, asnjë qenie njerëzore nuk ma kishte dhënë më parë. Unë u rrita me një mungesë dashurie. Prindërit e mi nuk më kishin përqafuan kurrë. Ndjeva një përqafim, një dashuri të madhe. Një gjë që më ka pëlqyer shumë e që më preku, është që kur isha jashtë, në ambientet e gay-ve më flisnin keq për kishat. Më thonin që nuk i pranonin homoseksualët. Mrekullia që pashë ishe që kur hyra në kishë më përqafuam, më mirëpritën. U ndjeva në familje”./tvklan.al