Në Zonë e Lirë, Arben Ristani tha mbrëmjen e kësaj të premteje se ftesa publike për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar i bëri Lulzim Bashës, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ishte një ftesë drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, jo individit.
Arben Ristani: Pret Bashën si Bashë apo si kryetar i Partisë Demokratike? Se Basha si Bashë edhe nuk shkon dot se ka dhe çështjen e lobimit, e pastrimit të parave. Pse s’ka shkuar? Ka një çështje të pastrimit të parave të hapur atje.
Arian Çani: Që do të thotë po të shkojë e arrestojnë?
Arben Ristani: Nuk e di, mundet, derisa nuk ka vajtur…
Arian Çani: Po si e fton atëherë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit?
Arben Ristani: Fton kryetarin e Partisë Demokratike. Madje ai e theksoi dhe bashkëpunimin me PD, jo thjeshtë me kryetarin e saj./tvklan.al