Një adoleshent u dërgua me urgjencë në spital pasi një piton, i fshehur në tualet, e pickoi tek organet gjenitale. Siraphop Masukarat, 18 vjeç, shkoi të kryente nevojat personale kur ndjeu një pickim të pazakontë.
I riu pa poshtë pitonin që mbante pickuar organin gjenital. Masukarat ka treguar se u ngrit nga frika dhe ka bërtiti me të madhe. 18-vjeçari u dërgua në një spital në Nonthaburi të Tajlandës aty ku ndodhi ngjarja.
Ai shpëtoi vetëm me disa të qepura në penis, ndërsa iu dha antibiotik për të shpëtuar nga ndonjë sëmundje që mund të marrë nga pitoni.
“Isha duke përdorur tualetin dhe në një moment pashë poshtë. Papritur ndjeva një dhimbje tek penisi. Pashë poshtë dhe ishte një gjarpër që sillej në tualet. Më pas kishte vetëm gjak. Ishte një gjarpër i vogël, por pickimi ishte shumë i fortë”, tha ai.
Pas ngjarjes në shtëpinë e tij shkuan personat përkatës që merren me kafshët dhe bënë të mundur largimin e gjarprit./tvklan.al