Një i ri nga Australia është bërë pjesë e një ngjarje të çuditshme. Ai u ndalua nga policia për shpejtësi të lartë, por arsyeja pse e kishte bërë këtë ishte mëse e justifikuar.
Personi, i cili në media identifikohet si Jimmy, kishte qenë duke luftuar me një gjarpër gjatë kohë që ngiste makinën. I riu kishte bërë një luftë të vërtetë me vetëm një thikë dhe një rrip sigurimi. Në një video të publikuar, i riu duke në panik total. Ai dëgjohet t’i thotë policëve se ka frikë se mos është pickuar nga gjarpri.
“Ishte në makinë me mua. mendoj se më ka pickuar. Ndjeje zemrën time si rreh”, dëgjohet të thotë ai.
Ndërkohë polici shkon në pjesën mbrapa të makinës ku gjen zvarranikun e ngordhur. Menjëherë më pas njofton ambulancën, i shqetësuar se mund të jetë një gjarpër vdekjeprurës.
Jimmy shpjegoi se gjarpri u ngjit në makinë përmes marshit dhe pastaj iu mbështoll rreth këmbëve.
“Sa më shumë i lëvizja këmbët, filloi që të mbështillje rreth meje”, tha ai.
Zvarraniku që pickoi të riun quhet gjarpri kaf lindor. Ai është përgjegjësi për 41% të vdekjeve nga gjarpërinjtë që ndodhin në Australi. Siç shkruajnë mediat një pickim i këtij lloji shkakton vdekjen brenda minutave.
Fatmirësisht, Jimmy nuk ishte pickuar nga zvarraniku. Megjithatë mjekët që shkuan në vendngjarje thanë se ai ishte në shok total. Gjithashtu, i riu nuk mori as gjobë për shpejtësi të lartë./tvklan.al