Videoja e një gjarpri që ka ngrënë një peshqir është bërë virale në internet. BBC shkruan se pitoni, emri i së cilës është Monty, mund të ngordhte nëse nuk do të ishte për veterineren Olivia Clarcke.

Sëbashku me ekipin e saj, ajo bëri të mundur nxjerrjen jashtë të peshqirit. Duke folur për mediat, doktoresha shpjegoi si ia shpëtoi jetën Monty-t.

“Kam parë edhe më parë raste të tjera të kafshëve që hanë gjëra të çuditshme, por kurrë nuk kam parë e dëgjuar një gjarpër të hajë peshqir. Kur pashë për herë të parë Monty-n ishte shokuese të dëgjoje se kishte ngrënë në fakt një peshqir plazhi”, tha ajo.

Mjekja rrëfeu më tej se pitonit i bënë anestezi gjatë momentit të nxjerrjes së peshqirit. Ajo u shpreh se Monty është bërë më mirë pas nxjerrjes së peshqirit./tvklan.al