Australia njihet për numrin e madh të gjarpërinjve, por të shkosh me vetëdije drejt gojës së tyre, kjo është paksa e çuditshme. E kështu ka ndodhur me një aktore 48-vjeçare e cila merrte pjesë në një prej emisioneve më të njohura të Australisë, Down Under.

Toni Pearon iu përgjigj gabim një pyetjeje dhe ishte e detyruar që të fuste kokën në një kuti plot me gjarpërinj. Por aty çdo gjë nisi të shkonte keq. Aktorja u pickua disa herë në faqe.

“Oh Zot i madh, i urrej gjarpërinjtë”, u shpreh ajo pasi futi kokën në kuti. Teksa rrethohej nga disa zvarranikë, vetëm një prej tyre nisi ta pickonte në fytyrë.

“O Zot”, bërtiste Toni, ndërsa gjarpri e pickoi disa herë në hundë, mjekër dhe faqe. Drejtuesit e emisionit mbetën me gojën hapur dhe të shokuar nga e gjithë ngjarja./tvklan.al