Një 39-vjeçar u gjet i pajetë këtë të hënë në Borsh. Burime zyrtare të policisë thonë se ai jetonte vetëm dhe se paraprakisht në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta dhe policia thotë se po punon për zbardhjen e saj.
“Paraditen e sotme, në Borsh, Himarë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, shtetasi R. N., 39 vjeç, i cili jetonte vetëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Vlorës në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al