Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një zonë të pakalueshme në ishullin Paros. Dyshohet se viktima është shqiptar. Kufoma u gjet nga disa fëmijë që kishin shkuar për të ngjitur një mal.

Trupi i pajetë ishte në gjendje të avancuar dekompozimi. Pritet që të bëhet autopsia për të përcaktuar mënyrën e vdekjes së tij.

Paraprakisht bëhet me dije se viktima mund të jetë i moshës 35-45 vjeçare. Nga analizat mikroskopike rezulton të ketë dëmtime në kokë, por nuk dihet nëse janë shkaktuar nga një person tjetër.

Autopsia pritet që të sjellë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, por mediat ndalen tek fakti që askush nuk e ka kërkuar shqiptarin, duke ngritur pikëpyetje se çfarë fshihet pas ngjarjes. /tvklan.al