Ekipi i kërkim shpëtimit ka mundur të gjejë trupin e pajetë të alpinistit nga Kosova, i cili humbi jetën një ditë më parë pasi ra nga lartësia në Tropojë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Maja e thatë”, aty ku 30-vjeçari dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ra nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën.
Kërkimet vijonin që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.
Këta të fundit bënë gjithashtu të mundur nxjerrjen edhe të tre personave të tjerë, po nga Kosova, të cilët kishin mbetur të bllokuar. Sipas policisë ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al