Ky është Spitali Infektiv i Elbasanit. Bashkë me pacientët me verdhëz, diarre dhe të tjera, janë shtruar dhe pacientët e patologjisë. Bashkimi u krye pasi Patologjia po rikonstruktohet. Qeveria franceze ka dhënë 1 milion dollarë në projektin “spitali pa kufi”.
Kufiri i caktuar për dorëzimin e Patologjisë ka kaluar. Prandaj pacientët të sfilitur nga sëmundja dhe kushtet e spitalit filluan ta lënë një e nga një. Ndërsa vetë Infektivit i vjen radha nga fundi i vitit. Këto mjedise sipas projektit nuk duan më shumë se 50 mijë dollarë dhe jepen nga Komuniteti Europian./tvklan.al