Luftëtari irlandez i arteve marciale të përziera Conor McGregor duhet të paguajë gati 250,000 Euro dëmshpërblim për sulmin seksual ndaj një gruaje në Dublin në vitin 2018.
Juria e përbërë nga 8 gra dhe 4 burra të Gjykatës së Lartë të Dublinit mori vendimin e saj pas gjashtë orë e 10 minutash diskutim.
Paditësja Nikita Hand e akuzoi MCGregor se e kishte sulmuar seksualisht atë më 9 Dhjetor 2018 dhe se një tjetër burrë, James Laurens, bëri të njëjtën gjë më pas.
McGregor, 36 vjeç, mohoi akuzat dhe tha se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me konsensus me Hand. Ai gjithashtu mohoi se i kishte shkaktuar mavijosje paditësit.
Avokati i Hand i tha jurisë se kur ajo u drejtua në një njësi të trajtimit të sulmeve seksuale një ditë pas sulmit të supozuar, një mjek u shqetësua aq shumë nga dëmtmet, sa kërkoi që lëndimet e saj të fotografoheshin.
Hand tha se ajo dhe një shoqe kishin kontaktuar me McGregor, të cilin e njihte, pas një feste Krishtlindjesh pune.
Ajo tha se të dyja u çuan nga McGregor në një suitë hoteli në jug të Dublinit, ku konsumohej drogë dhe alkool.
Aty luftëtari i arteve marciale të përziera e sulmmoi seksualisht.
Avokati i Hand, John Gordon, tha se klientja e tij ishte nën efektin e drogërave dhe antidepresantëve në kohën kur u krye sulmi seksual.
MekGregor tha se do ta apelojë vendimin e tani do të përqëndrohet tek e ardhmja e tij.
Klan News