Blegërimat e deleve do mungojnë këtë vit në qendër të Madridit pasi autoritet spanjolle anuluan ngjarjen vjetore.
Një herë në vit, delet dalin në rrugët e Madridit për ngjarjen ‘Fiesta de la Trashumancia’ ku turistë vendas shohin sesi barinjtë i udhëheqin qetësisht kopetë e tyre mes atraksioneve kryesore të qytetit.
Megjithatë këtë vit ngjarja nuk do të mbahet për shkak të një varianti të ri të sëmundjes së gjuhës blu që mund të jetë fatale për kopetë e deleve.
Kjo sëmundje ka qarkulluar në Holandë, Belgjikën veriore dhe Gjermaninë perëndimore që nga viti i kaluar, dhe së fundmi është shfaqur në Spanjën jugperëndimoe.
Megjithëse asnjë rast varianti i ri nuk u vu re në rajonin e Madridit, autoritetet anuluan ngjarjen si masë paraprake.
Tradita tetëshekullore u zhduk në shekullin e 19-të, por u rikthyer dekada më vone, një shfaqje e veçantë të cilën e shijojnë vendasit dhe turistët.
Klan News