Rregullat në futboll janë bërë për t’u respektuar, por në Holandë mund të ndodh totalisht ndryshe. Shoqata holandeze e futbollit po shqyrton eliminimin e ligjit jashtë loje në kategoritë amatore.
Kjo masë do të merrej për të reduktuar numrin në rritje të ndeshjeve të pezulluara për si pasoje e sulmeve për shkak të vendimeve të marra në fushën e lojës. Ashtu si në Angli, shumica e ndeshjeve holandeze amatore përfshijnë gjyqtarë ndihmës që nuk janë të trajnuar siç duhet.
Incidente të tilla do t’i largojnë njerëzit që të mos bëhen gjyqtarë profesionistë, të cilët përballen me reagimin e publikut për çdo vendim të keq në mënyrë konfrontuese për shkak të ekspozimit televizivë dhe mediave sociale.
Në institucionin më të lartë të futbollit në vend, besohet se heqja e pozicionit jashtë loje mund të çojë në përfundimin e kërcënimeve dhe dhunës që po shtohen mes tifozëve të futbollit në vend. Sezonin e kaluar u ndërprenë 1864 ndeshje për shkak të incidenteve të dhunshme, një rritje prej 11% krahasuar me sezonin e 2022-2023 dhe një rritje prej 58% gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Klan News