Holanda do të forcojë kontrollet në kufijtë e saj tokësore për të luftuar emigracionin e paligjshëm nisur nga kjo e hënë.

Masat janë parashikuar të zgjasin gjashtë muaj dhe janë pjesë e një plani më të gjerë të udhëhequr nga partia e Geert Wilders për të trajtuar këtë problem.

Ministrja holandeze e Azilit dhe Migracionit Marjolein Faber, e cila vizitoi zonen Eijsden, pranë kufirit me Belgjikën tha se kontrollet pasojnë lëvizje të ngjashme nga Gjermania fqinje.

“Ne po i marrim këto masa sepse dëshirojmë që numri i emigrantëve që hyjnë të ulet. Jam e bindur se gjithçka do të shkojë mirë në lidhje me masat”.

Ndër masat që pritet të merren përfshijnë gjithashtu kufizimin e lejeve të azilit në një maksimum prej tre vjetësh dhe kufizimin e mundësive për azilkërkuesit që lejohen të qëndrojnë për t’u ribashkuar me anëtarët e familjes.

Mediat thonë se pavarësisht zbatimit të kontrolleve pak gjasa ka që situata të ndryshojë duke qenë se numri i pikave kufitare është shumë i madh, është e pamundur që autoritetet holandeze të vendosin oficerë shtesë në secilën prej këtyre kalimeve. Holanda ka më shumë se 800 pika kufitare me Belgjikën dhe Gjermaninë.

Klan News