Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëroi një muaj paraburgim për Ministrin e Sigurisë Nenad Neshiç, drejtorin e rrugëve të Republikës Srpska Milan Dakiç dhe Mladen Luçiç dhe pronarin e kompanisë “Legjenda” nga Sarajeva.

Ata akuzohen nga Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës për kryerjen e veprave kriminale në bashkëpunim, pastrim parash, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të autoritetit zyrtar.

Në njoftimin për media të Gjykatës thuhet se u vendos masa e paraburgimit për Neshiçin, Dakiçin dhe Luçiçin pasi ata mund të shkatërrojnë, ndryshojnë ose falsifikojnë provat.

Pas seancës Neshiç përfundoi në urgjencë dhe u sëmur ndaj u shtrua në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës për shkak të presionit të lartë të gjakut.

Klan News