Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas përmbytjeve apokaliptike në jug të Bosnjes që kanë shkaktuar deri më tani 16 viktima.

Begaj i ka shprehur ngushëllimet Presidentit Beqiroviç dhe familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore.

“Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rëndë nga kjo katastrofë natyrore”, tha Begaj.

Nga përmbytjet në Bosnjë kanë mbetur edhe shumë persona të lënduar ndërkohë që raportohet edhe për të zhdukur çka mund të rëndojë bilancin tragjik të viktimave./tvklan.al