Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Bosnje

Gjykata lë në burg ministrin e Sigurisë së Bosnjes

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëroi një muaj paraburgim për Ministrin e Sigurisë Nenad Neshiç, drejtorin e rrugëve të Republikës Srpska Milan Dakiç dhe Mladen Luçiç dhe pronarin e kompanisë “Legjenda” nga Sarajeva. Ata akuzohen nga Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës për kryerjen e veprave kriminale në bashkëpunim, pastrim parash, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të...

Dhjetor 29, 2024

Ballkani nën stuhi të forta bore

Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi. Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjet së borës. Disa rrugë...

Dhjetor 24, 2024

Përmbytjet, ndotje në lumin Neretva në Bosnje

Përmbytjet e fundit dhe rrëshqitjet e tokës në Bosnjën jugore dhe Kroaci kanë shkaktuar një ndotje shumë të madhe në lumin Neretva. Pamjet me dron tregojnë mbeturinat që kanë mbuluar hidrocentralin e Grabovicës. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet të cilat shkatërruan fshatra të tëra në të gjithë Bosnje-Hercegovinën. “Unë jam dëshmitar...

Tetor 18, 2024

Kurti: Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 Janari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 Janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e lirë për të gjithë poseduesit e letërnjoftimeve të Bosnje e Herecegovinës. Përkundër marrëveshjeve të arritura, qytetarët e të dyja vendeve, aktualisht, duhet të pajisen me viza për të lëvizur në vendet respektive. Duke...

Tetor 14, 2024

21 të vdekur nga përmbytjet në Bosnje

Ekipet e shpëtimit gërmuan nëpër rrënoja në fshatin boshnjak Donja Jablanica të shtunën në mëngjes duke kërkuar për njerëzit që u zhdukën në përmbytjet më vdekjeprurëse të Bosnjës në vite. N1 TV raportoi se 21 persona kishin vdekur dhe dhjetëra ishin të zhdukur në zonën e Jabllanicës, 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës. Alka Glusiç,...

Tetor 5, 2024

Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga vërshimet në Bosnje

Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse. Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 16 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë. Qeveria e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK) tha...

Tetor 5, 2024
Bajram Begaj

Përmbytjet apokaliptike në Bosnje, Begaj: Solidarizohem me qytetarët e prekur nga kjo katastrofë

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas përmbytjeve apokaliptike në jug të Bosnjes që kanë shkaktuar deri më tani 16 viktima. Begaj i ka shprehur ngushëllimet Presidentit Beqiroviç dhe familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore. “Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rëndë nga kjo katastrofë natyrore”, tha...

Tetor 4, 2024

Mbi 11.000 të pagjetur akoma në hapësirat e ish-Jugosllavisë

Tridhjetë vjet pas luftës, Bosnjë-Hercegovina po kërkon më shumë se shtatë mijë të pagjetur. Në nivel të rajonit ky numër është 11 mijë. Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi janë në kërkim të 11.000 personave të pagjetur, të cilët janë zhdukur në kohën e konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi në 30 vitet e fundit. Nga ky...

Shtator 1, 2024

Të paktën 8 viktima nga fundosja e varkës në Bosnje

Tetë trupa të pajetë u nxorën nga lumi Drina, pasi një varkë me të cilën lundronin disa emigrantë, u fundos natën e shkuar gjatë përpjekjeve për të kaluar nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë. Policia kufitare gjeti në breg 15 persona të mbijetuar nga rreth 25 që ndodheshin në varkë. Në mesin e të mbijetuarve,...

Gusht 22, 2024

Raporti mbi punësimin në rajon/ U regjistruan 767 viktima të shfrytëzimit për punë

Shfrytëzimi i punës prek si punëtorët e huaj ashtu edhe ata vendas në rajon sipas një raporti të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional që mbështetet në të dhënat e Departamentit të Shtetit. Sipas këtij raporti, mes viteve 2018 dhe 2023, autoritetet dhe shoqëria civile në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi,...

Gusht 13, 2024