Deputeti i PD-së Bledion Nallbati është paraqitur këtë të Hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se ai është thirrur për shkak të kallëzimit që ka bërë në SPAK grupi parlamentar i PS.


Kujtojmë se Nallbati goditi me grusht gjatë seancës parlamentare deputetin e PS Vullnet Sina teksa ai po mbante fjalën. Fillimisht Nallbati i fiku mikrofonin dhe më pas situata agravoi në përplasje fizike. Socialisti është mbrojtur nga Garda dhe kolegët e tij në momentin që u sulmua fizikisht.

Pritet që Nallbati të japë shpjegime për këtë veprim, për të cilin është përjashtuar dhe me 10 ditë nga seancat plenare./tvklan.al