Një superoperacion i zhvilluar që nga e hëna në Greqi ka vënë në pranga 50 persona. Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se janë goditur gjashtë banda kriminale, ku veç arrestimeve janë identifikuar dhe 187 anëtarë të këtyre bandave. Në mesin e tyre rezultojnë edhe 69 shqiptarë.

Anëtarë të këtyre grupeve akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të lëndëve narkotike, si dhe për qarkullimin kartmonedhave false.
Tv Klan