Në pjesën e dytë të intervistës, ish-Kryeministri maqedonas Gruevski ka theksuar se ka qenë i gatshëm të shkojë të vuajë dënimin me burg, por siç tha, ka pasur njoftime të sigurta brenda burgut se përgatitet eleminimi i tij, duke mos dhënë detaje të hollësishme rreth këtyre njoftimeve.

“Mora informacione se dikush po planifikonte të më eleminonte në burg. Prandaj, ndryshova vendimin tim. Nuk mund ta them publikisht se kush qëndron pas këtij komploti sepse nuk mund të ofroja prova për këtë gjë në atë moment. Prandaj, vendosa të largohesha nga Maqedonia”,

tha ai.

LSDM-ja i është përgjigjur deklaratës së ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili deklaroi se një ditë do të marrë fund “persekutimi i tij politik” në Hungari dhe do të mund të kthehet në Maqedoni. LSDM-ja vlerëson se Gruevski mund të kthehet në Maqedoni, por vetëm në burg.

“Maqedonia do të ketë një karrige në NATO, ndërsa frikacaku dhe i arratisuri nga drejtësia Nikola Gruevski po pret për vendin e tij në një qeli. Suksesi i Republikës së Maqedonisë është disfata më e madhe e tij”.

Gruevski ka mohuar se ka pasur ndihmë nga autoritetet hungareze, kryesisht nga Kryeministri Orban. Thotë se ka vizita të shumta nga miq dhe bashkëpartiak të tij, por është shprehur i zhgënjyer nga disa ish-ministra të kabinetit të tij, për të cilët ka thënë se “miqtë e mirë njihen në kohë të vështira”.

Tv Klan