Grusht shteti në Zimbabve.

Ushtria mban nën kontroll presidentin e vendit Robert Mugabe dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen të izoluar në shtëpinë e tyre.

Ndërsa Forcat e Armatosura që kanë marrë kontrollin bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për grusht shteti, por për aksione të cilat kanë si qëllim luftën kundër kriminelëve dhe të korruptuarve.

Sipas tyre, kjo është një situatë tranzicioni, pa gjakderdhje dhe në shërbim të pastrimit të strukturave shtetërore, të cilat kishin dobësuar edhe Kushtetutën e vendit.

Ndërkohë që ushtria shpall president Emerson Mnangagwa, ish zv/presdienti që u shkarkua një javë më parë nga presidenti Mugabe.

KLAN PLUS